Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Floida Kërpaçi ka zhvilluar një takim me Departamentin Amerikan të Shtetit me përgjegjësin për marrëdhëniet me Shqipërinë McLean McGregor.

Ajo shkruan se Partia e Lirisë është e angazhuar për t’i forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, në shërbim të demokracisë.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, pata kënaqësinë të takohesha me McLean McGregor, i cili prej Gushtit shërben si përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë.
SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik, si dhe shtëpia e një diaspore që promovon vlerat e kulturën shqiptare në komunitetet ku jetojnë.
Partia e Lirisë është e angazhuar për t’i forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, në shërbim të demokracisë, sigurisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. ????”, shkruan Kërpaçi.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: