Spanja ka treguar se është në formë para Botërorit të Katarit. Kombëtarja e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi 0-3 ndaj Jordanisë në Amman International Stadium, sfidë kjo totalisht e dominuar nga ata.

Pjesa e parë u mbyll me një gol, atë të Ansu Fati, i cili finalizoi me sukses një asist të Asensios. Pjesa e dytë do niste shumë mirë për spanjollët që do fusnin ndeshjen në shinat e duhura me Gavin. Në minutën e 84-tën vjen goli i 3-të nga Williams. Jordania nuk del pa shënuar gol në këtë takim, pasi i nderit erdhi nga As Daradreh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: