Petrit Doda tregon se vuan nga një sërë sëmundjesh, si alergjia, diabeti dhe mushkëria, por mungesa e mjekut pneumolog, e ka vështirësuar më tej gjendjen e tij shëndetësore. Përpos këtij fakti, ai denoncon se kurat i marrin në një dhomë të tejmbushur me njerëz. Pacientët thonë se janë të detyruar të presin.

Njëri prej tyre i ardhur nga Dibra i cili shoqëron një të afërme, për të marrë mjekim, shprehet se presin në radhë prej orësh. Ankesa ndaj shërbimit në QSUT kishte edhe nga ky pacient. Qytetarëve u duhet të presin disa orë për një mjek pneumolog që vjen nga Spitali Shefqet Ndroqi, për shkak të angazhimeve të tij pranë këtij spitali.

Por mungesa e një mjeku pneumolog në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, shihet si një problematikë nga pacientët, të cilëve iu janë shtuar komplikacionet sidomos gjatë kësaj periudhe post-COVID.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb