Polonia ka bërë me dije së fundmi se nuk do t’i japë një delegacioni rus vizat e nevojshme për të marrë pjesë në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në dhjetor, ndërsa samiti është caktuar të zhvillohet në Lodz në fillim të muajit.

Duke konfirmuar vendimin, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Lukasz Jasina tha thjesht: “Ne nuk do u japim viza”, teksa ky vendim nga Polonia vjen disa ditë pasi një raketë goditi një fshat në lindje, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë.

Kujtojmë se raketat fillimisht u raportuan se u gjuajtën nga Rusia, gjë që do të sillte cenimin e territorit të një vendi anëtar të NATO-s dhe nisjen e mundshme të një konflikti në shkallë më të gjerë me rusët, por pas hetimeve paraprake dyshimet fillestare u hodhën poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: