Një 25-vjeçar në Sarandë është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke ndihmuar 3 emigrantë të huaj të paligjshëm të kalonin kufirin kundrejt pagesës.

Sipas raportimit të autoriteteve i riu me iniciale I. H. u kap në vendin e quajtur rruga “Skënderbeu” duke transportuar 3 emigrantët me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Sarandë

Goditet 1 rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në vendin e quajtur rruga “Skënderbeu”, kapën në flagrancë shtetasin I. H., 25 vjeç, banues në Sarandë, duke transportuar, kundrejt përfitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: