Për të gjithë mund të jetë një Botëror i zakonshëm por jo për Alejandro Balde. Talenti i Barcelonës do të debutojë për herë të parë në një kompeticion të tillë me fanellën e Spanjës dhe emocionet janë të pashmangshme.

“Për mua të jem këtu është një ëndërr, ende nuk mund ta besoj. Dua të shfrytëzoj sa më shumë këtë mundësi. Kam folur tashmë me Ansu Fatin dhe Nico Ëilliams, ata më komplimentuan dhe jam i lumtur që jam me ta. Ka shumë njerëz që më kanë ndihmuar në këtë rrugë, duke filluar nga familja ime dhe miqtë e mi më të ngushtë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb