Ecuadori e ka nisur me këmbën e mbarë Botërorin, teksa ka triumfuar 0-2 ndaj vendit pritës të Katarit.

Pritej të ishte kompeticion i pazakontë dhe ashtu u duk, madje që në minutat e para.Kanë mjaftuar 3 minuta që takimi të zhbllokohet, me miqtë ekuadorian që realizuan me Valencian. Gjithsesi, goli është anulluar për Offside, vendim ky i marrë nga arbitri Orsato pasi komunikoi me VAR.Ekipi i Alfaro fitoi penallti në minutën e 15-të, 11-metërshi u shndërrua në gol nga Valencia. Po ky lojtar, realizoi të dytin brenda fraksionit.

Ecuadori administroi në mënyrë perfekte rezultatin, duke marrë 3 pikët e para, në një grup ku gjenden edhe Netherlands dhe Senegal.

 

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb