Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të autostradës Tiranë-Lezhë  në hyrje të Rrugës së Kombit.

Dy makina janë përplasur kokë më kokë, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të jetë koha e keqe dhe lagështira në rrugë.

Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona, ndërsa sa i përket gjetjes së tyre shëndetësore, mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb