Teksa shumë banesa dhe tokat bujqësore u përmbytën dje si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, situata problematike vijon në disa zona në qarkun e Lezhës.

Kështu, raportohet se vijon të ketë prezencë uji në dhjetëra banesa dhe tokat bujqësore në fushat e Zadrimës dhe Torovicë.

Po ashtu bëhet e ditur se uji në lumin Drin ka rënë me rreth 1 metër, krahasuar me ditën e djeshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb