Manchester City duket se ka gjetur trajnerin e duhur për të ecur përpara. “Qytetarët” kanë në pankinë Pep Guardiolën, një ekspert që po i dërgon drejt sukseseve të mëdha.

Për këtë arsye, rinovimi i kontratës së trajnerit nuk pritet të jetë një problem. Edhe pse marrëveshja aktuale skadon në vitin tjetër, klubi ka nisur negociatat për zgjatjen e saj.

Manchester City është në rrugën e mbarë për të arritur objektivat këtë sezon, ekipi shihet si favorit për të fituar Premier League dhe kompeticionin më të madh për klube, Champions League.

54

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: