Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar bombardimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës pas një telefonate me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Në një deklaratë pas telefonatës, Macron tha se impiantet e tjera bërthamore në Rovno dhe Khmelnitski, si dhe diga Nova Kakhovka ishin gjithashtu në shënjestër, ndërsa shtoi se Zelenskiy ka falënderuar Francën për mbështetjen e vazhdueshme për ushtrinë ukrainase.
Udhëheqësi ukrainas “theksoi nevojën e çmilitarizimit” në objektin e Zaporizhzhia dhe tha se dyshja e liderëve “diskutuan bashkëpunimin për sigurimin e stabilitetit energjetik të Ukrainës, në veçanti, mbrojtjen e sistemit nga sulmet ajrore”.
(BalkanWeb)