Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë diskutuar situatën në termocentralet bërthamore të Ukrainës dhe gjendjen e sistemit energjetik të vendit.
“Kisha një telefonatë me Emmanuel Macron. E informova për situatën në fushën e betejës dhe në centralet bërthamore të Ukrainës. Theksova nevojën e çmilitarizimit të ZNPP [Central Bërthamor Zaporizhzhia],” shkroi ai.
Zelensky vuri në dukje se gjatë telefonatës, të dyja palët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin për sigurimin e stabilitetit energjetik të Ukrainës, në veçanti, mbrojtjen e sistemit nga sulmet ajrore.
Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, Rusia ka kryer 126 sulme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.