TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një karikaturë, të shoqëruar me një fjali mjaft domethënëse në gjuhën italiane: “Njerëzit e vegjël njihen shumë shpejt: Janë ata që përpiqen të shpjegojnë sa të mëdhenj janë”.

Në fakt nuk dihet se kujt i është dedikuar ky postim i zotit Majko, por karikatura u publikua në faqen e tij, menjëherë pas deklaratës së Ben Blushit, i cili duke komentuar shkrimin e Majkos “Zgjedhje apo zgjidhje” tha se “kjo duket si një lojë me peta brenda koalicionit”.

Deputeti Ben Blushi u deklarua hapur kundër kolegut socialist Pandeli Majko, lidhur me zgjedhjet e parakohshme, nëse nuk miratohet reforma në drejtësi. Sipas tij, me një propozim të tillë, Majko do ta çojë Partinë Socialiste në opozitë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: