Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Njësisë Nr.8 në kryeqytet.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt e përgjithmonë.

“Askush nuk do të guxojë t’u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t’i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve. Ligji, humanizmi, transparenca dhe Llogaridhënia do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit.

Fuqizimi i Partisë të Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre!”, shkruan Meta.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: