Argjentina humbi një betejë por me siguri jo luftën, pasi sot u mund 1-2 nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit. Sulmuesi i kësaj Kombëtarje, Lautaro Martinez i ka cilësuar si finale, dy ndeshjet e mbetura të grupit.
“E humbëm ndeshjen për gabimet tona, më shumë në pjesën e dytë. Janë detaje që bëjnë diferencën dhe duhet të korrigjojmë gabimet.Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar më shumë se një gol, por ky është Botërori, tani na kanë mbetur edhe dy finale.
Kjo disfatë dhemb shumë. Kishim një shpresë të madhe për të fituar Kupën e Botës. Por kjo ka mbaruar dhe tani duhet të stërvitemi dhe të mendojmë për atë që do të vijë” – Tha ai.
(BalkanWeb)
