Barazim pa gola mes Meksikës dhe Polonisë në Botërorin e Katarit, në takimin e luajtur në Doha.
Dominim i ekipit të Martinos në pjesën e parë, por pa rezultat. Lewandowski me shokë dështuan totalisht, duke mos goditur qoftë një herë të vetme portën e mbrojtur nga 37-vjeçari Ochoa gjatë 45 minutave të para.
Polonia ndryshon ritmin në pjesën e dytë dhe mund të merrte avantazhin në minutën e 57-të. Sulmuesi i Barçës, Lewa bën më të vështirën nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjetur vetëm duart e Ochoas. Ky portier si duket nuk ka harruar zakonin e vjetër, pasi edhe në botëroret e mëparshme ka mohuar mjaft gola. Ky barazim komplikon shumë gjërat në grupin C, pasi Arabia Saudite mundi 1-2 Argjentinën.
(BalkanWeb)
