Arbitri nga Zambia, Janny Sikazwe është caktuar gjyqtari kryesor në ndeshjen e Kupës së Botës mes Belgjikës dhe Kanadasë që do të luhet të mërkurën.

Ai mbahet mend për gabimin e rëndë në ndeshjen Tunizi-Mali në sfidën e Kupës së Kombeve të Afrikës 2021, takim i mbyllur 1-0 për mysafirët.

Kryesori nga Zambia, Sikazwe fillimisht i ra bilbilit për të sinjalizuar fundin e ndeshjes në minutën e 85-të, për t’i çuar të gjithë më pas në dhomat e zhveshjes dhe për të rregulluar gabimin me rikthimin në fushë pas disa minutash.

Më vonë, u zbulua se arbitri nuk ishte mirë dhe situata mund të ishte më keq.

Sikazwe ka kaluar në listën përfundimtare të gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në Katar.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb