Protesta të shumta janë zhvilluar ditën e sotme në Kinë. protestat kanë shpërthyer në fabrikën më të madhe në botë të IPHONE, shkruan BBC.

“Mbroni të drejtat tona! Mbroni të drejtat tona!”, janë thirrjet e punonjësve, ku disa prej tyre thyejnë kamerat e sigurisë ndërsa të tjerë thyejnë xhamat me shkopinj.

Një punonjës, i cili kohët e fundit filloi të punojë në uzinën e Zhengzhou, tha për korrespondentët e BBC se po protestonin për shkak se Foxconn kishte “ndryshuar kontratën që kishin premtuar”.

Kujtojmë se në fund të tetorit shumë punëtorë u larguan nga uzina për shkak të rritjes së rasteve të Covid dhe akuzave për trajtim të keq të stafit. Momentet e largimit të tyre u publikuan në mediat sociale ndërsa hipnin me kamionë për në vendlindjet e tyre në provincën qendrore kineze.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb