Një protestë është zhvilluar sot nga banorët e fshatit Picallë në njësinë administrative të Petrelës kundër një kompanie.
Gazetari Mario Merhori raportoi për “BalkanWeb” se 70 familje preken nga një projekt i një kompanie e cila ka vendosur dy gardhe rrethuese dhe sipas banorëve ka zaptuar tokat e tyre.
Ditën e sotme banorët janë çuar në protestë dhe kanë shembur dyert që ka vendosur kjo kompani. Ata thonë se nuk e dinë pse po bëhet kjo gjë dhe nuk kanë asnjë komunikim me drejtuesit. Sipas tyre, preket një sipërfaqe e madhe toke nga ky projekt.
