Fansja kroate e njohur Ivana Knoll, e njohur si “nxitësja e tifozëve më seksi”, e ka quajtur Kupën e Botës në Katar si një “katastrofë”.

Lajmin e ka bërë të ditur ajo nëpërmjet Instagramit, ku numëron 570 mijë ndjekës.

“Kjo është një fatkeqësi! Më vjen keq për të gjithë njerëzit që nuk mund të shkojnë në Kupën e Botës për shkak të organizimit më të keq në histori”.Megjithatë, ajo u shpreh se do donte të ishte në stadium për të bërë tifo për kombëtaren e vet kundër Marokut, takim ky i luajtur sot.

“Padyshim që bëj tifo për Kroacinë”, ka shtuar Ivana në fund.

5y

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb