Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që të heqin dorë nga marrëveshja për portin e Durrësit.

Ai theksoi se nëse kanë dinjitet duhet t’i thonë jo këtij projekti që e cilëson aferë.

“Është kuleta më e madhe e Bit Coin në Europë. E dini se me sa urgjencë erdhi këtu ligji i Bit Coin. Deri tani janë vjedhur nga Shqipëria 2,2 mld euro evropianeve.


Apartamente dhe 900 njësi akomodimi hoteliere, do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe të Lindjes së Mesme, do kenë dhe jahtet përkarshi, kurse shqiptarët popull gomonesh dhe do largohen në Europë. E dini se sa kushton porti i ri ekuivalent me portin e Durrësit, kushton 2 mld euro. Ato do dalin nga shqiptarët e varfër. Thërritini arsyes dhe hidheni poshtë këtë marrëveshje, nëse keni dinjitet.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: