Pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit, ndonëse kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i dha fjalën, ai nisi të flasë përmes FB të tij.

Ndonëse Nikolla i kujtoi rregulloren dhe se do të përjashtohej, ai vijoi të fliste. Nikolla ndërpreu seancën për 5 minuta.

Ndërkohë, për të mbështetur Berishën, në foltore janë ngritur dhe deputetë të PD-së, Noka, Këlliçi, dhe Vokshi. Fill pas këtij episodi, punonjësit e Gardës kanë bllokuar foltoren.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: