Policia greke ka arrestuar në Kapshticë një të ri shqiptar që rezultonte në kërkim.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik klandestinësh.
Arrestimi i tij u bë nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë kufitare të Kapshticës.
Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit të arrestuar.
(BalkanWeb)