Të paktën një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një shpërthim në fabrikën e çelikut Bafaq në provincën qendrore Yazd në Iran të premten, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Sipas departamentit të urgjencës në Yazd, një person ka vdekur në vendin e ngjarjes para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit. Dy persona të plagosur u dërguan në një spital në qytetin Bafaq.
IRNA tha se shkaku i aksidentit është nën hetim, por raporti paraprak i departamentit të urgjencës Yazd tregoi se shpërthimi ndodhi gjatë saldimit në fabrikën e çelikut.