Digjet një automjet në Kamëz, vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”, ku ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M.

Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti.

Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: