Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka deklaruar në një lidhje ‘live’ në News24 se Edi Rama nuk e ka problemin me resortin, por me median.

Ai reagoi pas sulmit të paligjshëm mbi resort, teksa fadromat e IKMT po e shembin.

“Është një absurditet fakti që jo unë por askush nuk ka asnjë informacion pse po ndodh ky aksion. Një shtet normal ka ligje, po këtu nuk po respektohet asnjë ligj. Edi Rama është sulur si një shtazë mbi resortin. Nuk e ka problemin me resortin, por me median.
Ka media që i lëpihen qeverisë dhe u jepen prona të qytetarëve për të bërë studio. Këto media që denoncojnë aferat korruptive të Edi Ramës sulmohen. Ka një sulm mbi median, mbi denoncimet që bën.
Sepse media ka nxjerrë në pah vjedhjet e tyre nëpërmjet transparencës që po bën.
Ai ka investuar qindra miliona euro në ngritjen e një fasade, ka ngritur dhe televizione për të mbrojtur këtë fasadë dhe sërish media i ka nxjerrë vjedhjet.
Kur u bë i paligjshëm ky resort, kur tregoi vjedhjet, kur nxori skandalet në doganën shqiptare”, deklaroi Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb