Me kualifikimin në xhep, Brazili sheh më larg se sa sfida me Kamerunin, e fundit në fazën e grupeve. Shqetësimi kryesorë i trajnerit Tite dhe stafit të tij është të rikuperojë në kohë lojtarët e dëmtuar, mbi të gjitha Neymar, të cilin trajneri i konsideron një lojtar unik për skemat e tij.

Neymar pësoi një dëmtim në kavilje në sfidën e parë kundër Serbisë ndërsa mbetet në garë me kohën për të mos humbur këtë Botëror. Sulmuesi është shfaqur i qetë këtë periudhë, i bindur se Botërori i tij nuk përfundon këto.

Neymar
Neymar

Neymar vijon fazën e rikuperimit, këtë herë duke ushtruar ushtrime speciale në pishinë. Jo vetëm ylli i PSG, për sfidën kundër Kamerunit trajneri Tite nuk do të ketë në dispozicion as dy anësorët e Juves, Danilo dhe Alex Sandro. Ashtu si Neymar, edhe Danilo pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Serbisë, ndërsa Alex Sandro u dëmtua përballë Zvicrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: