Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim për përfaqësues të Partisë Demokratike.

Takimi mësohet se është zhvilluar në kuadër të protestës së thirrur më 6 dhjetor, kjo pas refuzimit të kërkesës për zhvillimin e kësaj proteste në Bulevard.

Ndër të tjera mësohet se është bërë me dije edhe perimetri i sigurisë.  Në një komunikim për mediat , përfaqësuesi i PD Çlirim Gjata ka thënë se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: