Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, teksa është pjesë e delegacionit që merr pjesë në seancën e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri në Bruksel, tregoi se opozita e ktheu në çështje shembjen e Prestige Resort.

Në një lidhje live përmes skype për News24 Agalliu tregoi dhe impresionet e disa prej eurodeputetëve që u shprehën të habitur dhe shqetësuar se si ndodh ky sulm i tillë.

“Edhe sot është zhvilluar seanca e radhës në Bruksel. Lidhur me amendamentet që opozita po propozon, pasi qëllimi ynë ishte për të evidentuar në rrugë zyrtare situatën në Shqipëri, ën të gjitha dimensionet, për krimin e organizuar, sistemin e drejtësisë, që deputetët e PD-së kanë evidentuar në diskutuar e tyre sipas axhendës. Edhe sot ka vijuar me lirinë e medias, ku ndodh një ngjarje kalibaneske në Tiranë. Ne këtu në PE diskutojmë se si Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, ku themeli i Bashkimit Euriopian është liria e Shprehjes, nga Tirana vijnë lajme që nuk janë në favor të vendit, por na kthen pas. Qoftë dje dhe sot, ku u diskutua liria e medias, kolegët e PD kanë ngritur shqetësimin e akteve që cënojnë në mënyrë domethënëse lirinë e gjithkujt për të folur lirë. KA qenë një ngjarje që na ka tronditur opinionin shqiptar. Por ju bëj të ditur se eurodeputetë të caktuar kanë shprehur shqetësimin e jashtëzakonshëm. Nëse ne do të supozonim sikur ai ndërtim të ishte pa leje, imagjinoni që para disa javësh qeveria tha se ato do të sekuestrohen. Edhe sikur ai të ishte pa leje, akti i prishjes tregon se nuk ka në vetvete zbatimin e ligjit, por sulm ndaj medias. Peshë të veçantë mori ky rast, ky fenomen që ishte dëshmi e qartë se si qeveria godet në mënyrë të befasishëm dhe klienteliste. Do donim shumë që Shqipëria të kishte vetëm gjera pozitive në ato që diskutonim. Keqardhje u shpreh dhe nga eurodeputetë. Ata u çuditën dhe habitën se si mund të ndodhi gjëra të tilla në ditën për diell, ku brenda ka pasur turistë. Pasi sipas tyre duhet të njoftohet personeli dhe turistët. Çdo gjë është në kundërshtim me të drejtën dhe me themelet e demokracisë.”, tha Agalliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb