Nuk kanë të ndalur polemikat te kombëtarja gjermane pas eliminimit nga botërori Katar 2022. E përditshmja gjermane “Bild”, konfirmon një detaj shumë të rëndësishëm, që nuk është pritur mirë nga tifozët.

Sipas “Bild”, Federata Gjermane e Futbollit kishte prenotuar një ditë para ndeshjes me Kosta Rikën një avion për t’u rikthyer në vendlindje. Një detaj që ka irrituar tifozët gjermanë, të zhgënjyer nga eliminimi i shpejtë nga botërori.

Sipas mediave gjermane, kombëtarja do të niset sot në orën 14:30 nga Katari për në Frankfurt me avionin që ishte prenotuar që më herët. Duket se te Federata e kishin parashikuar një eliminim të parakohshëm të kombëtares.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb