Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Malin e Zi për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit A.D. 27-vjeç dhe I.D. 23 vjeç, të cilëve iu gjetën rreth 65 kilogram marijuhanë e paketuar.

Arrestohen dy të rinj me 65 kilogramë marihuanë në Mal të Zi: A ka mbërritur ngarkesa nga Shqipëria?

Policia e Podgoricës njofton se sasia e drogës u gjet në një kontroll që u është bërë dy automjeteve në Tuz, një automjet i markës “Skoda” me targa të Podgoricës, i drejtuar nga A.D. dhe një automjet mallrash të markës “Renault Kangoo” po me targa të Podgoricës, me drejtues I.D.

“Gjatë kontrollit të kamionit, policia gjeti 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Lënda narkotike e sekuestruar dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: