Dy futbollistë të rëndësishëm të Brazilit, si Gabriel Jesus dhe Alex Telles do të humbasin pjesën e mbetur të Botërorit. Ata janë dëmtuar në ndeshjen e djeshme kundër Kamerunit.
‘Globo Esporte’ raporton se futbollistët kanë pësuar dëmtime në gjurin e djathtë dhe për këtë arsye nuk do mund të luajnë në Kupën e Botës në vijimin e saj.
Kështu, trajnerit Tite do t’i mungojnë dy alternativa të rëndësishme në stol, në një periudhë kur vuan edhe dëmtimet e lojtarëve si Neymar, Danilo dhe Alex Sandro, me këta dy të fundit që priten të jenë në fushë ndaj Koresë së Jugut.
(BalkanWeb)