USA tregoi limitet e veta, teksa sot u eliminua në fazën 1/16 të Botërorit të Katarit nga Hollanda. Ndeshja përfundoi 3-1 për “Tulipanët”, ndërsa pas sfidës mendimin e tij për mediat  e dha trajnerin i amerikanëve, Gregg Berhalter.

“Kur njerëzit shikojnë ekipin tonë, ata shohin një identitet të qartë. Ata shohin djemtë që dalin dhe luftojnë për njëri-tjetrin. Ata shohin talentin në fushë. Ne kemi bërë përparim, por në këtë natë të veçantë nuk kemi qenë në gjendje për ta treguar potencialin tonë. Ne kemi treguar se mund të jemi me disa nga ekipet më të mira në botë, mund të kemi disa nga lojtarët më të mirë në botë, ky është një përparim i madh për futbollin amerikan. Ne po ecim në drejtimin e duhur” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: