”Bayraktar Kizilelma”, avioni i parë luftarak turk pa pilot, i zhvilluar nga kompania ”Baykar” me burimet e saj, ngriti rrotat në testimin për ngritjen nga toka.

Kreu i Bordit drejtues dhe liderit të teknologjisë të kompanisë ”Baykar”, Selçuk Bayraktar në një postim nga llogaria e tij në Twitter ndau një video nga testi i ”Bayraktar Kizilelma” për ngritjen e rrotave nga toka.

“Bayraktar Kizilelma ngriti rrotat në testin e shkëputjes nga toka”’, shkroi ai.

Në një postim drejtori i përgjithshëm i kompanisë ”Baykar”, Haluk Bayraktar tha se “kemi kaluar një prag tjetër kritik! Avioni luftarak pa pilot ‘Bayraktar Kizilelma’, që kemi zhvilluar 100 për qind me kapitalin e ‘Baykar’, do të jetë një pikë kthese për historinë tonë të aviacionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: