Me apo pa CR7 në fushë, trajneri Fernando Santos, para dhe pas çdo konference për shtyp, pyetet gjithnjë në lidhje me yllin luzitan, edhe këtë herë diskutimi ishte i njëjtë:
“Cristiano dhe Ramos janë dy lojtarë të ndryshëm. Nuk ka asnjë tip problemi me kapitenin e ekipit. Jemi miq prej vitesh, kemi folur përpara ndeshjes dhe nuk kishte asnjë lloj problemi me vendimin tim. Cristiano është një shembull si kapiten.
Ndeshjen e radhës? Të shohim, u përgjigj Santos i pyet nëse CR7 do të rikthehej sërish si titullar.
Gonçalo Ramos, ylli i ri i këtij Botërori, autor i një “triplete”, pas ndeshjes nuk i fshehu dot emocionet:
“Nuk e di çfarë të them, po jetoj një ëndërr. Tani duhet të përqendrohemi te sfida e radhës, unë po punoj për të dhënë maksimumin. Ronaldo flet me mua ashtu si me lojtarët e tjerë, ai është kapiteni dhe përpiqet gjithnjë të na ndihmojë.
Titullar ndaj Marokut? Nuk e di, nuk më takon mua të flas për këtë”, u shpreh Ramos.
(BalkanWeb)