Pas vdekjes së nxënësit 11-vjeçar dhe plagosjes së dy të tjerëve, si pasojë e një shpërthimi në një shkollë në Greqi, ka reaguar presidenti i kompanive të mirëmbajtjes së kaldajave të Serresit, Giorgos Kotosanpapas.

Kotsanpapas u shpreh se tragjedia ishte një gabim njerëzor.

“Punonjësit harruan të mbyllnin dy valvula. Ka qenë gabim njerëzor. Ata kanë shkuar për të mbyllur dy valvola dhe kanë hapur dy të tjera. Asgjë tjetër. Gabimi i tyre i vetëm ishte se nuk u izoluan kaldajat.”, deklaroi presidenti i mirëmbajtjes së kaldajave të Serresit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb