Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katar, me një punëtor nga Filipinet i cili ka vdekur. Ai punonte në resortin ku ishte akomoduar Arabia Saudite dhe shkaqet ende nuk dihen, por ka ngritur shumë diskutime në media.
Për këtë ka zgjedhur të reagojë vetë CEO i Botërorit, Naser Al Khater, i cili e ka quajtur si diçka natyrale.
“Vdekja është një pjesë e jetës. Mund të ndodhi kur ti arrin në punë ose kur je duke fjetur. Gjithsesi një punëtor vdiq dhe ngushëllimet tona janë me familjen e tij”, ishin fjalët e Al Khater.
