Aktorja e njohur Monika Lubonja ka rrëfyer së fundmi disa periudha të vështira që ka kaluar gjatë kohës kur ishte në teatër.
E ftuar në “Se Luan Topi”, ish-banorja e “Big Brother VIP”, zbuloi se pas divorcit nga bashkëshorti i saj ajo nuk merrte role nëse nuk i plotësonte “dëshirën” drejtorave.

“Kur ti lufton për atë gjë shumë, kur ke dhënë maksimumin e asaj gjësë, nganjëherë të dhemb kur në një moment nuk je pjesë e saj për tekat e drejtorëve. Unë kam vuajtur në teatër, edhe pas divorcit me bashkëshortin tim, jam divorcuar në moshën 28-29 vjeç, unë u ktheva në një grua që më duhej të luftoja për veten dhe vajzën time. Diçka donin të gllabëronin nga Monika, por Monika nuk pranoi asnjëherë. Të shikonin si një mënyrë… që pse jo ne jemi gati për një rol ta marrësh por në këmbim…”, u shpreh aktorja.

Më tej, Monika rrëfeu dhe një prej gjërave më të guximshme që ka bërë në karrierën e saj artistike gjatë vitete 90, kur puthi aktorin Ndiçim Xhepa.

“Guximi im i parë ishte në vitet ’90 të flasim një gjë që në atë kohë filmi ishte gjëja më e shtrenjtë dhe nuk bëheshin siç bëheshin për 40 vite, por merrte gati një vit, pavarësisht se u shfaq në 91-shin. Atëherë isha 18-19 vjeç, dikush mund të thotë pse mos të bëjmë, një revolucion, unë isha me profesorin tim se Çim Xhepa ishte profesor i falës artistike, sikur të putheni ju të dy ia bënë, i pashë njëherë thashë si të puthemi. Ai ishte bashkëshorti im në rol, thanë hajt tani të thyejmë akullin, unë isha një studente, sapo kisha marrë filmin e parë, unë thash okej, Çimi nuk foli, e para që foli isha unë, ky ishte guximi im i parë. Ne nuk arritëm dot, se kur u bë filmi ishin në një dilemë, se edhe koha. Në 91-shin u xhirua u paketua dhe u montua, por nuk ishte bërë pjesa e muzikës, sapo kishte filluar ndryshimi, ata e vunë puthjen”, tregoi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: