TIRANE– Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e “Komunës së Parisit”. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke pësuar dëme materiale. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
(el.sp/BalkanWeb)
