Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serb, për “kërkesën” e tyre për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Mehaj ka thënë se deklaratat e Vuçiç dhe Brnabiç, me tentim të destabilizimit të veriut të Kosovës janë plotësisht të papranueshme.

“Periudhës së shantazheve dhe kërcënimit, i ka ardhur fundi. Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi, e asnjë formë e ilegalitetit që pengon integrimin e komunitetit serb në veri të vendit, dhe që ka për qëllim sabotimin e institucioneve”, shkroi ai në Facebook.

Ministri ka theksuar se tendencat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në Kosovë

“Nuk do të ndodhin ngase nuk do të lejohen asnjëherë. Shteti i Republikës së Kosovës në gjithë gjatësinë e vet territoriale ka burra e gra, pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë, që i dalin për zot në çdo kohë, që e duan atdheun e mbrojnë qytetarët e vet”, ka thënë Mehaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: