Armando Broja pësoi dëmtim sot në ndeshjen miqësore të luajtur të Chelseat ndaj Aston Villas. Nuk dihet shkalla e dëmtimit, por trajneri i Bluve të Londrës, Graham Potter nuk duket aspak optimist.
“Ishte situatë e pafat pasi mbeti i ngatërruar me lojtarin. Nuk duket pozitive për momentin. Ne mbajmë gishtat e kryqëzuar por ishte një dëmtim i çuditshëm” – Tha ai. Kujtojmë që Broja pati një përplasje me kundërshtarin në gjysmën e pjesës së parë.
(BalkanWeb)