Kroacia i surprizoi të gjithë, duke mbërritur deri në gjysmëfinalen e Botërorit. Sulmuesi boshnjak i Interit, Edin Dzeko ka vlerësuar në maksimum këtë skuadër, në një deklaratë për  index.hr.

“Një tjetër gjysmëfinale e Kupës së Botës nuk mund të jetë rastësi. Kroacia u tregua edhe një herë skuadër e madhe dhe ndaj Brazilit tregoi karakterin, forcën dhe pjekurinë që kanë vetëm ekipet e mëdha. Askush nuk besoi në fitoren e Kroacisë dhe prandaj është edhe më e bukur. Pres një spektakël tjetër në gjysmëfinale. Nuk ka më favoritë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: