Aksident me një viktimë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Polenë.
Një mjet tip Foristradë ka dalë nga “Ura e Polenës” dhe ka rënë në lumë e si pasojë drejtuesi i mjetit, 45-vjecari Artan Pishtari ka ndërruar jetë në vend.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe mjetit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e viktimës i cili është transportuar në morgun e qytetit.
“BalkanWeb” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Ambulanca, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të errësirës dhe për shkak se makina duket e zhytur në lumë.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti ka rrëshqitur nga lagështira dhe mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit ndërkohë që kujtojmë se në këtë vend kanë ndodhur edhe aksidente të tjera.
Në më pak se një orë në qarkun e Korçës janë shënuar dy aksidente një në Pogradec me pasojë plagosjen e një 30 vjeçari dhe tjetra në Polenë me një viktimë.
