Eliminimi në atë formë përballë Francës, ku përcaktues ishin detajet dhe episodet, si penalltia e humbur nga Harry Kane, ka futur në mendime trajneri Gareth Southgate. BBC shkruan se Southgate është në dyshim, nuk është i sigurt nëse do të qëndroj apo jo në krye të “tre luanëve”:
“Pjesa më e madhe e 18 muajve të fundit ka qenë e vështirë. Më duhet të mendoj dhe të reflektoj përpara se të vendos nëse do të vijoj të bëj këtë rol. Nuk dua që pas 4 apo 5 muajsh të mendoj se kam gabuar me zgjedhjen e bërë. Kjo është shumë e rëndësishme”, është shprehur ndër të tjera Southgate.
Sipas mediave britanike, drejtuesit e Federatës Angleze janë në pritje të një përgjigje nga Southgate pasi vullneti i tyre është i besojnë sërish trajnerit, të paktën deri në “Euro2024” ku objektivi mbetet i njëjtë të triumfojnë brenda në Gjermani.
I shkatërruar psikologjikisht është shfaqur edhe kapiteni Harry Kane, penalltia e humbur ka rënduar shumë mbi “bomberin” anglez, por në krahë të tij kanë dalë të gjithë protagonistët e kësaj aventure në Katar, mbi të gjitha trajneri Southgate i cili theksoi se nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte për Kane.
(BalkanWeb)
