Anëtarët e një delegacioni të rangut të lartë amerikan diskutuan në Kinë me homologët e tyre kinezë mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe çështjen për çështjen e Tajvanit. Lajmi gjithashtu u konfirmua edhe Pekini .

Misioni i këtij delegacioni në Kinë synon edhe përgatitjen e vizitës zyrtare në vendin aziatik, të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken , e cila është planifikuar për në fillim të vitit 2023.

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë ftohur vitet e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të ndryshme duke filluar nga çekuilibri i bilancit tregtar, çështja e ujgurëve apo edhe rivaliteti në sektorin e teknologjisë së lartë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb