Një aksident i rëndë është shënuar sot në zonën e Paprit, në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që udhëtonte me motoçikletë.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije për BalkanWeb se 72-vjeçari është nisur drejt spital në gjendje të rëndë. Sakaq, shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: