Fernando Santos ka jo pak përgjegjësi për eliminimin e Portugalisë nga ky Botëror, kjo pasi zgjedhjet e trajnerit patën një ndikim shumë të madh në grupin e lojtarëve. Sigurisht çështja që rëndon më shumë mbi trajnerin është çështja Ronaldo, lënia në stol e CR7 nuk është aq e lehtë. Jo vetëm Ronaldo, pakënaqësi pati edhe te lojtarë të tjerë se Leao, apo Cancelo. Të gjithë këto detaje kanë bërë që në Portugali mediat të flasin për një largim të Fernando Santos:

A Bolaaa
A Bolaaa

“Fundi i epokës Fernado Santos”, shkruan A Bola në faqen e parë duke shtuar se është koha për të ndryshuar trajner. Objektivi është “Euro2024”, por duhet një trajner i ri.

Record
Record

Në të njëjtën linjë është edhe Record: Santos duhet larguar pasi besimi i lojtarëve ndaj tij është minimal, por trajneri nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen, shkarkimi i tij kushton 7 milionë euro.

Corriere
Corriere

Nga Italia, Corriere dello Sport, shkruan se tani në Portugali po mendojnë për Jose Morinho-n. Në fakt edhe trajneri i Romës nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që një ditë të drejtojë përfaqësuesen e vendin e tij, mbase ky është momenti ideal për ta bërë diçka të tillë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb