SPAK ka lëshuar urdhër për kontrolle në disa banesa dhe në Call Centera. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se aktualisht janë duke u ekzekutuar urdhrat e prokurorit nga policia, ndërsa ka disa persona të shoqëruar për skandalin e Call Centerave.

Kujtojmë se aksione të tilla janë ndërmarrë disa herë nga SPAK, në bashkëpunim dhe me polici të vendeve të tjera europiane, si Italia apo Spanja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb