Futbollistëve të Arabisë Saudite nuk i është dhënë asnjë Rolls Royce për fitoren në grupet e Botërorit ndaj Argjentinës. Kjo është ajo që ka thënë Presidenti i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Yasser Al-Misehal, i intervistuar nga “MARCA”.

“Ata luajtën për krenarinë e përfaqësimit të kombit të tyre. Ata patën nderin dhe fatin për përfaqësimin e kombëtares në një ndeshje historike. Thashethemet nuk janë të vërteta, sigurisht është e qartë që kanë marrë bonus. Një bonus normal, ka rregulla për të, por lojtarët nuk luajnë për bonuse, por për vendin, për të bërë histori. Shumë u bënë të njohur pas asaj fitoreje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb