Belgjika është pa trajner që prej largimit nga Botërori i Katarit. Tekniku Roberto Martinez dhe klubi gjetën gjuhën e përbashkët për divorcin dhe marrëveshja u ndërpre.
“Djajtë e kuq” kanë nisur punën për të gjeutr pasuesin e Martinez. Emrat që shihen si të mundshëm për stolin janë të shumtë, por vetëm disa kandidatë janë seriozë. Në garë në distancë për pankinën e Belgjikës janë , Hein Vanhaezebrouck, Philippe Clement, Thierry Henry, Louis van Gaal, Thomas Vermaelen dhe Vincent Kompany.
(BalkanWeb)